Moti i keq/ Probleme me energjinë elektrike në Kukës, inerte në rrugë

Moti i keq/ Probleme me energjinë elektrike në Kukës, inerte në rrugë

Territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, shoqëruar me erë.
Si pasojë e këtyre kushteve të motit, në akset nacionale rrugore ka pasur rënie të gurëve dhe inerteve duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa segmente rrugore.
Gjithashtu, ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.
Aktualisht, raportohet se nuk furnizohen me energji elektrike Nj.Adm Margegaj, Bytyq, Nj.Adm Golaj, Qendër Krumë, NjAdm Shishtavec, Topojan, Zapod.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente