Motër e vëlla shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, arrestohet i riu në Tiranë – Detajet
Një hetim i prokurorisë së Tiranës i nisur në vitin 2023 ka zbuluar një skemë shfrytëzimi prostitucioni që ka çuar në pranga një 29-vjeçar, ndërsa në kërkim është shpallur e motra e tij.
Gjithashtu janë proceduar edhe katër vajza të huaja që ushtronin prostitucion.
Aksioni
“Foreign” u kodua aksioni policor që çoi në arrestimin e të riut, i kryer nga nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë.
Në pranga u vu Tritan Guni, 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, dhe “Trafikimi i personave të rritur”.
“Ky shtetas është kapur në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, duke marrë 100 euro, nga dy shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonte për prostitucion”, njoftoi policia.
Hetimet
Sipas të njëjtave burime, “nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 29-vjeçari, pasi krijonte kontakte me shtetase të huaja, të cilat akomodoheshin në Shqipëri, dhe në bashkëpunim me motrën e tij shtetasen Bukurije Guni, 36 vjeçe, nëpërmjet shantazhit, i detyronte dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, kundrejt përfitimeve monetare”.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 4 shtetase të huaja, të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 25 vjeçe, ndërsa po punohet për kapjen e shtetases Bukurije Guni, bëri me dije më tej policia në një njoftim për rastin.
Burimi