“Mos bini në kurth”, Rama: Mashtrim duke imituar numrat e telefonit, marrin para…
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “X’’, ka bërë me dije se ekziston një skemë mashtrimi me kompjutera, ku imitohen numrat e celularëve dhe dërgohen mesazhe të rreme për të marrë para.
Kreu i qeverisë bën me dije se disa persona kanë përfunduar para drejtësisë lidhur më këtë çështje.
Ndër të tjera, Rama u ka bërë apel qytetarëve që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.
Reagimi i plotë
Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.
Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.
Burimi