Meta takohet me politikanin e njohur danez: Folëm për rihapjen e ambasadës
👁1198
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në facebook ka bërë me dije se është takuar me politikanin e njohur danez Henrik Sass Larsen ku kanë folur për rihapjen e ambasadës daneze.
“I lumtur të jem sot me mikun tim të shtrenjtë danez Henrik Sass Larsen, politikan i shquar danez, duke uruar mikun tonë Haxhinasto për lindjen e nipit të tij Gregory sot!
Folëm edhe për të ardhmen e marrëdhënieve me Danimarkën dhe rihapjen e ambasadës së saj këtu!
Më shumë Danimarkë, më shumë demokraci! 🇦🇱🤝🇩🇰”, shkruan ish-presidenti Meta.
Burimi