“Më është zhdukur djali”, babai ngre alarmin në policinë e Lushnjës
👁5056
Një 50-vjeçar, ka denoncuar humbjen e kontakteve me të birin.
Ngjarja ka ndodhur në Lushnje, ndërsa 50-vjeçari ka rrëfyer se i biri, i moshës 24 -vjeç prej 2 muajsh jetonte në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës.
“Më datë 25.08.2024, në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi L. Ç., 50 vjeç, banues në Lushnjë, i cili kallëzon se prej një jave, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin K. Ç., 24 vjeç, i cili prej 2 muajsh jetonte në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës. Po bashkëpunohet me partnerët, për gjetjen e 24-vjeçarit”, njofton policia.
Burimi