![Mbytja e jahtit në Siçili, flet për herë të parë nga spitali kapiteni](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/mbytja-e-jahtit-ne-sicili-flet-per-here-te-pare-nga-spitali-kapiteni_66c4ab3dc8f30.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Mbytja e jahtit në Siçili, flet për herë të parë nga spitali kapiteni
Kapiteni i jahtit Bayesian James Catfield, ka folur për herë të parë nga spitali ku merr ndihmën e duhur mjekësore, një ditë pas tragjedisë. Ai deklaroi se nuk e vunë re tornadon.
“Nuk e pamë që po vinte”, ishte deklarata e shkurtër e tij.
Jahti Bayesian u përmbyt në Sicili teksa ishte ankoruar 500 metra larg bregut.
Në bordin e anijes ishin 22 persona, nga të cilët 6 rezultojnë të zhdukur.
Varka ishte 56 metra e gjatë dhe katër britanikë janë në mesin e të zhdukurve.
Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan, duke përfshirë gruan e Lynch, Angela Bacares, dhe një fëmijë u transportua me helikopter në spitalin e fëmijëve në Palermo. Tetë persona janë shtruar në spital në total, sipas zyrës së bashkisë. Një person u gjet i pajetë. Ndërsa në mesin e të zhdukurve janë: manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare Hannah; Jonathan Bloomer, kryetar i Morgan Stanley Bank International; Judy Bloomer, gruaja e Bloomer; Chris Morvillo, avokat i Clifford Chance.
Burimi