Mbyllet pa gola pjesa e parë, Gjermania dhe Danimarka po sfidojnë edhe motin
Gjermania dhe Danimarka kanë mbyllur pjesën e parë pa gola, por me një ndërprerje prej 20 minutash shkaku i motit të keq.
Pancerët e nisën furishëm ndeshjen duke shënuan që në minutën e katërt me anë të Nico Schlotterbeck, por goli u anulua pasi u rishikua në VAR për një ndërhyrje të palejuar gjatë aksionit.
Gjermanët rrezikuan dhe tri herë Brenda dhjetë minutave të para, me Joshua Kimmich, Schlotterbeck dhe Kai Havertz, por në të tria rastet Kasper Schmeichel ishte në vend.
Danimarka rrezikoi në minutën e 24-të për herë të parë me Joakim Maehle, por që nuk anësori danez nuk ishte i saktë.
Në minutën e 35-të, skuadrat shkuan në pushim, pasi një shi i madh me breshër dhe shkarkime rrufesh kishte në stadium e Dortmundit.
Pas 20 minutash, dy skuadrat u kthyen në fushë dhe loja vazhdoi, pasi moti u qetësua.
Në minutën e 42-të, Danimarka ka mundur të shënojë, por Rasmus Hojlunnd nuk arriti ta bëjë këtë gjë.
Edhe në minutën e 45-të, danezët ishin afër golit, kur Delaney asistoi te Hojlund, por ky i vetëm me Neuer, nuk arriti të shënojë.
Edhe përkundër asaj ndërprerjeje, ndeshja doli të ishte e bukur dhe me raste, çka pritet të ndodhe edhe në pjesën e dytë.
Burimi