Mario Mitaj renditet mes 10-të mbrojtësve më të mirë në Euro 2024

Mario Mitaj renditet mes 10-të mbrojtësve më të mirë në Euro 2024

Mario Mitaj ishte ndër tre lojtarët e Kombëtares që luajtën të gjitha minutat në tre ndeshjet e kuqezinjve në Euro 2024.
Me 270 minuta, Mitaj nuk shëtiti fanellën në fushë, por vendosi statistika të konsiderueshme.
Futbollisti 20-vjeçar i Kombëtares është i shtati në listën e mbrojtësve sa i takon rikuperimeve.
Mario Mitaj renditet mes 10-të mbrojtësve më të mirë
Plot 15 topa ka rikuperuar djaloshi që luan si mbrojtës i majtë, duke bërë që interesi për të të rritet.
Juventus, Bologna dhe Lazio nuk do e kenë të lehtë të bindin Lokomotivën e Moskës, që duket se ka në gjirin e vet një talent të madh.
Bastoni, Orban, Karniclik, Gvardiol, Pepe dhe Zaleuski kanë bërë më mirë se Mitaj, me djaloshin që deri tani lë pas Mittelstadt, Rudiger dhe Cancelo.

 
Burimi