Mandati i Xhaçkës/ Mbyllet gjykimi, Kushtetuesja 30 ditë kohë për të vendosur

Mandati i Xhaçkës/ Mbyllet gjykimi, Kushtetuesja 30 ditë kohë për të vendosur

Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të vendosur mbi mandatin e Olta Xhaçkës. Trupa prej 9 anëtarësh mbylli gjykimin për së dyti të të njëjtën çështje të mandatit të Olta Xhaçkës ku opozita kundërshton jo vetëm legjitimitetin e mandatës të deputetes socialiste, nën argumentin se ka përfituar para publike, por edhe të vendimmarrjes së Kuvendit, i cili me forcën e kartonit, injoroi vendimin e parë të Kushtetueses duke mos ia kaluar çështjen për gjykim.
Trupa kushtetuese mbylli gjykimin për Olta Xhaçkën. Edhe pas dy seancave gjyqësore, opozita ripërsëriti qëndrimin e saj, se gjyqtarët duhet të pranojë padinë duke akuzuar shumicën për mbrojte politike për kolegen Xhaçka.
“Kemi fituar çështjen herën e parë. Kuvendi në një akt të paprecedent, ka vendosur që për interes personal të Olta Xhaçkës dhe sigurisht bashkëpunëtori të saj kryeministër, të injorojë zbatimin e vendimeve të GJK”, tha Bardhi.
Padia e Opozitës në vetvete kërkon që Gjykata Kushtetuese të detyrojë Kuvendin, për të dërguar pranë saj kërkesën për të interpretuar legjitimitetin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
“Besoj që anëtarët e GJK do të ngrihen në lartësinë e detyrës së tyre dhe do të mbrojnë së pari dinjitetin e tyre personal si anëtar të kësaj trupe dhe së dyti dinjitetin dhe autoritetin e GJK”, tha Bardhi.
Tashmë, gjykata ka 30ditë kohë për të vendosur nëse do të pranojë padinë e opozitës. Por për këtë çështje, ajo është shprehur edhe më parë, duke i kërkuar Kuvendit të sjell dosjen Xhaçkës për gjykim.
Burimi