
Makina përplaset me motorin në Belsh, plagoset drejtuesi i motomjetit
👁908
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune (8 mars), në fshatin Kajan i bashkisë Belsh.
U raportua se një makinë është përplasur me një motor.
Automjeti i tipit Volvo ka goditur një mjet tip motor pa targë me drejtues shtetasin Arben Shehu, banues në fshatin Kajan.
Pas aksidentit, drejtuesi i motorrit është transportuar me ambulancë në drejtim të Elbasanit pasi ka pësuar plagë të shumta nga aksidenti. Sipas informacioneve paraprake, i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.
Burimi