
Makina përplas këmbësoren në Tiranë, banorët e zonës e transportojnë në spital
👁1106
Një incident i rëndë ka ndodhur në Lundër, ku një grua është përplasur nga një automjet, duke mbetur e plagosur.
Ngjarja ndodhi gjatë ditës së sotme, kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe goditi këmbësoren.
Pas aksidentit, banorët e zonës reaguan menjëherë, duke e transportuar të plagosurën me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas burimeve të policisë, drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe po mbahet në komisariat për të dhënë shpjegime mbi rrethanat e aksidentit.
Burimi