Laboratori i kokainës në Qerekë, SPAK dërgon letër-porosi në Republikën Domenikane

Laboratori i kokainës në Qerekë, SPAK dërgon letër-porosi në Republikën Domenikane

Prokuroria e Posaçme ka dërguar letër-porosi në Republikën Domenikane të Amerikës Latine, në kuadër të hetimit për zbulimin e laboratorit të kokainës në Qerekë të Fushë Krujës ku u arrestuan 10 persona.

SPAK ka dyshime se disa anëtarë të këtij grupi kriminal janë rezident në vendet e Amerikës Latine. Autoritetet sekuestruan në Qerekë rreth 48 ton lëkurë bagëtish të imëta, në të cilat dyshohej se ishte fshehur kokainë dhe kishin ardhur në Shqipëri në muajin shtator dhe në nëntor të këtij viti, teksa ishin nisur nga Republika Domenikane.

Burime bëjnë me dije se ka kryer ekspertizë në disa prej 850 copëve të lëkurëve të bagëtive dhe ka konstatuar kokainën. Ndërkohë, priten të merren ekspertë të huaj me qëllim ndarjen e drogës e cila është shkrirë në lëkurat e gjedhit dhe më pas të bëhet përllogaritjen e sasisë së kokainës.
Një tjetër verifikim ka nisur mbi mbetjet e gjurmëve në thasët dhe materialet e konstatuara gjatë konstrolleve në laboratorin e drogës. Ato do të shërbejnë për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.
Mësohet se deri më tani nuk ka patur rezultat nga ekzaminimet e ADN-së për zbulimin e gjurmëve të gishtrinjve të gjetura në laboratorin në Qerrek të Fushë Krujës, por edhe në dy bazat e tjera, në zonën e Kodrës së Diellit dhe në Durrës.
Gjatë këtyre ditëve, hetuesit kanë marrë në pyetje personat e arrestuar për rolin e tyre në trafikun e kokainës. Të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente