
Kuvendi i Kosovës ndriçohet kuqezi
👁753
Atmosfera kuqezi e festës së 28 Nëntorit vijoi edhe në orët e mbrëmjes në Prishtinë.
Objekti i Kuvendit të Kosovës ka marrë ndriçim me Flamurin Kombëtar, në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së daljes së UÇK-së në skenë dhe datëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.
Gjatë gjithë ditës, në sheshet e kryeqytetit ka pasur atmosferë festive me qytetarë të shumtë që kanë shënuar këtë ditë të madhe historike.
Burimi