Kush është shqiptari i vrarë në Itali, dyshimet për krimin

Kush është shqiptari i vrarë në Itali, dyshimet për krimin

Detaje të reja mësohen nga vrasja e 40-vjeçarit shqiptar në Itali më 25 nëntor.
Shqiptari është identifikuar si Van Koxha, ndërsa ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.
Mediet italiane bëjnë me dije se autorët po e prisnin në rrugë 40-vjeçarin, të cilin e goditën me thikë për vdekje.
Koxha ishte në shoqërinë e vëllait të tij kur ndodhi ngjarja. I vëllai mbeti i plagosur lehtë.
Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera, zonë e cila është shpeshherë skenë e episodeve të dhunshme dhe denoncimeve të vazhdueshme nga banorët në polici për shkak të situatave të degradimit.
Në këtë rast, sipas hetuesve, bëhet fjalë për larje hesapesh mes autorëve, të cilët janë arrestuar dhe janë me origjinë maqedonase dhe Koxhës.
Policia po heton motivet që çuan në ngjarjen e rëndë.
Burimi