Kush është pronari i ‘Strip Club Shqiponja’ që u arrestua për trafik personash – FOTO

Kush është pronari i ‘Strip Club Shqiponja’ që u arrestua për trafik personash – FOTO

Dodë Rica, pronari i rrjetit të klubeve të striptizmit ‘Shqiponja’, u arrestua sot në Durrës. Ai akuzohet nga autoritetet e Kosovës për trafik njerëzish dhe ndaj tij është caktuar masa arrest me burg në mungesë.
Në rrjetet sociale ai ka publikuar disa foto. Mirditori, 47-vjeçar, dallohet në një foto me Talat Xhaferrin, kohën kur ishte kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Krah tyre është edhe ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj.

“Me 2 miqtë e mi të shtëpisë me Deputetin PD Z. Azgan Haklaj Haklaj dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës se Maqedonisë Z.Talat Xhaferri”, shkruante Dodë Rica më 2019.
Po ashtu, në një prej bizneseve të tij, ‘Hotel Jakova’, Rica ka pritur në ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

“Një kënaqësi të ndaja një pasdite të mrekullueshme me Ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë Veriore Z.Gjergj Dedaj ne Restaurant Bar Casa de Oro në Hotel Jakova”, shkruante ai në mars 2021.
Rica ka qenë edhe më herët i hetuar nga autoritetet në Kosovë. Nga viti 2017 deri më 21 mars 2019, përmes biznesit “Shqiponja Strip Club”, Dodë Rica dyshohej se ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 36 mijë e 389 euro dhe u vu në hetim. Në Kosovë, ai ka hapur edhe ‘Hotel Jakova’, si edhe ‘Cyborg Strip Club’.
Burimi