Kultivuan bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësinë e Madhe

Kultivuan bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësinë e Madhe

Vihen në pranga dy shtetas të cilët dyshohet se janë bashkëautorë në kultivimin e bimëve narkotike në Malësinë e Madhe.
Më datë 3 korrik, policia gjeti dhe asgjësoi 2464 bimë narkotike në fshatin Selcë.
Njoftimi i policisë:
Bashkautorë për kultivimin e 2464 bimëve narkotike, në fshatin Selcë, të asgjësuara nga Policia, më datë 03.07.2024, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit, ndërsa tjetri u identifikua nga hetimi proaktiv njëmujor, i kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës.
Në vijim të veprimeve operacionale dhe hetimore, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kapi dhe vuri në pranga shtetasit 57 vjeç, banues në Elbasan dhe 39 vjeç, banues në fshatin Hot.
57-vjeçari ishte shpallur në kërkim, më datë 03.07.2024, si autor i dyshuar i kultivimit të 2464 bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatin Selcë, ndërsa shtetasi u identifikua si bashkautor në këtë veprimtari kriminale, si rezultat i hetimit proaktiv.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
 
 
Burimi