Kriza nga euro, industria ul shitjet dhe të punësuarit në tremujorin e parë, në rritje të fortë ndërtimi
Sektori i industrisë ka pasur një ecuri negative në tre muajt e parë të këtij viti, ndërkohë që kompanitë janë detyruar të rrisin pagat, sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT, që janë treguesi më i hershëm i Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në kontrast ndërtimi ka vijuar me rritjen e fortë.
Industria në rënie
Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:* Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;* Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;* Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 3,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;* Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe Energjia elektrike me rënie
Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:* Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 13,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;* Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 7,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;* Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;* Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve:
Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:* Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;* Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;* Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;* Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërtimi me zgjerim dy shifrorIndekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:* Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;* Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 9,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;* Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;* Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 20,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Burimi