
Kosovë, burri qëllon me armë zjarri gruan
👁1420
Një grua është plagosur me armë zjarri mëngjesin e së martës nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës.
Gruaja është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa burri është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Gruaja ka marr plagë në kokë dhe në pjesën e brinjëve. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen ndërsa policia tha se po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi