Korriku shtoi aksidentet rrugore, shkak sjellja e drejtuesve të mjeteve

Korriku shtoi aksidentet rrugore, shkak sjellja e drejtuesve të mjeteve

Muaji korrik i kësaj vere është mbyllur më me shumë aksidente rrugore sesa në vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin e 7-të të vitit ka pasur 146 aksidente, gati 17% më shumë sesa në Korrikun e një viti më parë.
Për pasojë kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur 191 persona. Sjellja në rrugë e gabuar e drejtuesve të rinj mbetet shkaku kryesor i aksidenteve, pasi numri më i lartë i tyre është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç. Më së shumti aksidentet kanë ndodhur paraditeve në harkun kohor 08:00-12:00.
Sakaq nga Janari deri në Korrik janë regjistruar 913 aksidente, 40% më shumë sesa në 7 mujorin e parë të vitit 2023. Por fatmirësisht gjatë këtij shtatëmujori të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,2 për 100 aksidente, nga 16,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Burimi