Komuniteti i Energjisë, mbledhje urgjente për investigimin e blackoutit të 21 qershorit

Komuniteti i Energjisë, mbledhje urgjente për investigimin e blackoutit të 21 qershorit

Komuniteti i Energjisë, organi përgjegjës i Komisionit Evropian për integrimin energjetik të Ballkanit perëndimor njoftoi mbajtjen e një mbledhjeje emergjente mbi incidentin në linjat e transmetimit që dërgoi në kaos gjithë sistemin energjik të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë Hercegovinës dhe pjesërisht Kroacisë në 21 qershor.
Pjesë e takimit ishin 80 përfaqësues nga vendet e prekura si dhe anëtarë të operatorit evropian të transmetimit të energjisë, që është edhe inicuesi i një hetimi që do të zgjasë për gjashtë muaj.
Gjatë mbledhjes përfaqësuesit prezantuan gjetjet dhe shkëmbyen informacione në lidhje me shkaqet e mundshme që sollën incidentin, që la miliona njerëz në rajon pa energji elektrike për disa orë.
Diskutimet sipas deklaratës u fokusuan dhe tek nevoja për bashkëpunim dhe koordinim të zgjeruar rajonal ndërkufitar, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike.
gijotina.com/
Burimi