Klubi i të pasurve në botë: 2 trilion dollarë për 14 persona, 58 milionerë mbajnë gjysmën e pasurisë globale

Klubi i të pasurve në botë: 2 trilion dollarë për 14 persona, 58 milionerë mbajnë gjysmën e pasurisë globale

Në botë ekziston një klub ekskluziv, ku hyrja lejohet vetëm për ata që kanë pasuri mbi 100 miliardë dollarë. Pjesë e tij janë vetëm 14 persona që, së bashku, kanë grumbulluar një pasuri prej 2000 miliardë dollarësh: këta janë themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, numri një i Tesla-s, Elon Musk dhe pronari i LVMH, Bernard Arnault. Në nivelin e poshtëm ka një rreth po aq të vogël, ndonëse më pak të pasur, i përbërë nga 12 persona që kanë një pasuri nga 50 deri në 100 miliardë. Në përgjithësi, këta 26 të pasur mbajnë mbi 2800 miliardë, një shumë më e madhe se 1.5 miliardë individë në botë që kanë asete më pak se 10 mijë dollarë.
Kjo piramidë është ndërtuar nga edicioni i fundit i Raportit të Pasurisë Globale nga UBS, banka zvicerane e specializuar në menaxhimin e pasurive të mëdha. Nga analiza del një pamje jo shumë e qartë: është e vërtetë që pasuria është rritur përgjithësisht për të gjitha segmentet e popullsisë, por kanë qenë mbi të gjitha nivelet e larta të hierarkisë që kanë përfituar prej saj, të cilët janë shkëputur gjithnjë e më shumë nga shtresa e mesme, e cila është në rënie në shumë vende. Numri i njerëzve me pasuri mbi një milion është trefishuar: sot ka 58 milionë milionerë në botë dhe ata zotërojnë 214 trilion dollarë, rreth gjysma e pasurisë globale.
38% e këtyre milionerëve jetojnë në Shtetet e Bashkuara, e cila ka 22 milionë të tillë. E ndjekur nga Kina dhe Mbretëria e Bashkuar. Në Itali, sipas UBS, ka rreth 1.2 milion njerëz me asete që kalojnë një milion dollarë. Mbi të gjitha për arsye demografike, megjithatë, vendi po përjeton një fazë tkurrjeje: mesatarja e pasurisë për të rritur ka rënë me 4% kundrejt një rritjeje prej 4.2% të pasurisë globale.
Indeksi Gini që mat pabarazinë në shpërndarjen e pasurisë u rrit me 15% në Itali, duke shkuar nga 50 në 57. Rritje e ngjashme ndodhi vetëm në ekonomitë e tjera perëndimore, por ishte më e theksuar në Itali, Spanjë dhe Greqi, vende që ndjenë peshën kryesore të krizës së borxhit të vitit 2011 dhe politikave shtrënguese që pasuan.
Burimi