Këshillat që nevojiten lidhur me maskat e fytyrës
Kujdesi për veten duhet të jetë gjithnjë në plan të parë. Produktet që sugjerohen të përdoren janë maskat e fytyrës, kremrat dhe vajrat. Mirëpo, ka disa gabime që nuk duhen bërë gjatë përdorimit të maskave të lëkurës. Ndiqni këshillat e mëposhtme.
Uroj që mos të ketë shumë nga ata që nuk e lajnë fytyrë para vendosjes së maskës, megjithatë po jua rikujtoj. Është shumë e rëndësishme të lani fytyrën para aplikimit të një maske. Ndërkohë, vendosja e një maske mbi fytyrë të grimuar as që nuk diskutohet!
Sado përfitime që maskat sjellin, ju nuk duhet ta teproni me përdorimin e tyre. Ju nuk duhet të bëni më shumë maska seç duhet, ndërkohë që as nuk sugjerohet ta mbani maskën për një kohë të gjatë në fytyrën tuaj.
Ju duhet të informoheni përpara se ta përdorni një maskë. Lëkura e të gjithëve nuk është njësoj, ndaj merrni maskën që i përshtatet lëkurës suaj. Fytyra e thatë kërkon tjetër trajtim nga ajo e yndyrshme.
Jo vetëm përdorimi i tepruar i maskave, por edhe ai më i rrallë nuk sugjerohet. Ju nuk mund të përdorni maska një herë në muaj e të kërkoni që fytyra juaj të jetë e pastër, pa akne dhe me shkëlqim. Ndaj, duhet t’i përdorni rregullisht maskat e fytyrës./SHQIP
Burimi