Kërkesa u firmos nga Dumani/ Celibashi hetohet për 2 tendera, i dha holandezit 21 mln dollarë

Kërkesa u firmos nga Dumani/ Celibashi hetohet për 2 tendera, i dha holandezit 21 mln dollarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar në lupën e Prokurorisë së Posaçme. SPAK ka nisur hetimet për dy tendera të dhëna nga KQZ për pajisjet e identifikimit biometrik në gjithë vendin si dhe për votimin e numërimin elektronik të zgjedhësve (projekt pilot që u implementuar në njësinë 10 në Tiranë) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Të dy tenderat janë fituar pa garë nga kompania ‘Smartmatic International Holding B.V”, shumë pranë fondit limit.
Kërkesa e drejtuar ndaj KQZ-së mban emrin e kreut të APAK-ut Altin Dumani dhe është firmosur më datë 16 gusht 2024. Konkretisht SPAK ka kërkuar nga KQZ dokumentet e tenderit që mban datë 23 dhjetor 2020 për “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor”. Po ashtu dhe për një tender të dytë të dhënë po në vitin 2021 (mars) për ‘Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave!’.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave” – thuhet në kërkesë.
Në janar 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi ofertën e kompanisë “Smartmatic International Holding B.V”, për procesin e identifikimit biometik të votuesve në zgjedhjet e 25 Prillit, sipas edhe dokumentit që disponon Shqiptarja.com. Kompania amerikane ishte e vetmja që u paraqit në garën e hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe është ofruar ta relizojë projektin për afro 20 milion dollarë, kur fondi limit ishte pak më shumë se 21 milionë dollarë. Kontrata me shoqëria “Smartmatic International Holding B.V u firmos në 10 shkurt 2021.
E njëjta kompani Smartmatic International Holding B.V, fitoi në mars të 2021 tenderin për pajisjen për votimin dhe e numërimin elektronik. Kompania Smartmatic, sipas edhe dokumentit që disponon Shqiptarja.com mundi që të sigurojë një kontratë me vlerë rreth 1 milion dollarë për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 Prillit. Afati i kontratës përcaktohej dy muaj për projektin pilot që u implementua në 32 qendrat e votimit të njësisë administrative numër 10 në Tiranë.
Edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2023 kompania ‘SmartMatic’ fitoi pa garë 300 mijë dollarë për votimin dhe numërimin elektronik që u implementua në Elbasan, Kamëz e Vorë.
Gijotina.com e denoncoi këtë tender sepse ishte haptazi në shkelje të ligjit mbi prokurimet. Lexoni artikullin e botuar në Gijotina.com në atë kohë:

Celibashi gati për në SPAK, i dha 26 milionë dollarë një holandezi dhe sistemi elektronik nuk punon

gijotina.com/
Burimi