Kërcënoi policin se do ta vrasë pasi e kapi me armë, arrestohet në Elbasan 26-vjeçari (Emri)

Kërcënoi policin se do ta vrasë pasi e kapi me armë, arrestohet në Elbasan 26-vjeçari (Emri)

Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Elbasan, pasi është konstatuar se qarkullonte me armë zjarri në mesnatë nga një efektiv policie jashtë orarit të shërbimit.
Në momentin që është konstatuar, i riu Ronaldo Beqiri ka kanosur punonjësin e policisë, për ta vrarë.
Falë veprimeve profesionale të punonjësit të policisë dhe mbërritjes së shpejtë të forcave “Shqiponja”, 26-vjeçari është neutralizuar.
Njoftimi i Policisë
Qarkullonte i armatosur me pistoletë, në mesnatë, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, konstatohet nga një punonjës policie që ishte jashtë orarit të shërbimit.
Në momentin e konstatimit, shtetasi i armatosur ka kanosur punonjësin e Policisë, për ta vrarë.
Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ronaldo  Beqiri, 26 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës “ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit luftarak”.
 
Burimi