Kërcënohet me armë zjarri një 32-vjeçar në Tiranë

Kërcënohet me armë zjarri një 32-vjeçar në Tiranë

Mëngjesin e sotëm një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me kërcënuar  me armë zjarri shtetasin R. G., 32 vjeç, banues në Tiranë
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal pasi më datë 27.08.2024, rreth orës 21:30, në Rrugën  e Dibrës, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin R. G., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Burimi