Keni uri gjatë natës? Zbuloni disa nga arsyet shëndetësore pse ndodh

Keni uri gjatë natës? Zbuloni disa nga arsyet shëndetësore pse ndodh

Shpesh ndodh që të zgjoheni natën dhe të keni uri. Ekspertët shpjegojnë se ushqyerja në orët e vona është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë prandaj është e nevojshme të ndryshohet regjimi i ushqimit gjatë ditës.
Nivelet e sheqerit në gjak – Ekspertët shpjegojnë se luhatja e menjëhershme e niveleve të sheqerit në gjak është e dëmshme. Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë dhe sheqeri.
Ushqyerja e çrregullt – Nëse i përmbaheni orareve të rregullta të ngrënies gjatë ditës, do të jeni më pak të uritur gjatë natës. Ekspertët këshillojnë që ta nisni ditën me një mëngjes të bollshëm, fruta në mes vakteve, dhe në darkë të konsumoni një vakt modest.
Kequshqyerja – Ushqyerja e keqe është shkaktar i urisë në orët e vona. Sipas Agroweb nëse gjatë ditës nuk konsumoni fibër, proteinë apo yndyrna të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak do të bjerë dhe gjatë natës do të jeni të uritur.
Luhatjet e Humorit – Uria dhe ndjesia e ngopjes rregullohen falë disa hormoneve të ndryshme, ekuilibrat e të cilave prishen si pasojë e disa problemeve psikologjike. Këto probleme më pas nxisin nevojën e paarsyeshme për sheqer, yndyrna dhe kripë.
Burimi