Katalanasit munden në shtëpi nga skuadra që lufton për mbijetesë dhe rihap garën në La Liga
Pas disfatës me Real Sociedad dhe barazimit me Celta Vigon, Barcelona ka hedhur një tjetër hap fals në kampionat, kësaj radhe duke u mposhtur në shtëpi 1-2 nga Las Palmas.
Një sfidë që rezultoi e lehtë për katalanasit e Hansi Flick në letër, nuk rezultoi ashtu në fushën e lojës përballë skuadrës që këtë vit ka si objektiv mbijetesën.
Pjesa e parë u mbyll me dominimin e Barcelonës, e cila nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës, gjë që e bënë miqtë në minutën e 49’ me anë të Sandro Ramirez, i cili në një kundërsulm, nuk gaboi përballë Penas.
Në minutën e 61’, ishte kapiteni Raphina ai i cili barazoi sfidën me një goditje nga jashtë zone, me tifozët që menduan se do të shihnin përmbysjen e duelit, por pas 6 minutash, sërish në një kundërsulm, miqtë kaluan sërish në avantazh falë Fabio Silvës.
Edhe pse përpjekjet e katalanasve nuk ishin të pakta, sërish goli i barazimit nuk erdhi, me kryesuesit e La Ligas që dolën nga ky takim pa asnjë pikë.
Kështu gara në elitën e futbollit spanjoll është rihapur sërish, me Realin që ndodhet 4 pikë mbrapa Barcelonës, por me dy ndeshje në dorë për t’i luajtur.
REZULTATI:
BARCELONA 1-2 LAS PALMAS
Raphina 61’ / S. Ramirez 49’, F. Silva 67’
GOLI I SANDRO RAMIREZ (VIDEO)
GOLI I RAPHINAS (VIDEO)
GOLI I FABIO SILVËS (VIDEO)
gijotina.com/
Burimi