Kanosi me armë burrin e gjyqtares, arrestohet në Gjermani Fabio Zyberaj, pjesë bandës së Shullazit

Kanosi me armë burrin e gjyqtares, arrestohet në Gjermani Fabio Zyberaj, pjesë bandës së Shullazit

Arrestohen dy shtetas shqiptarë në Gjermani me qëllim ekstradimin e tyre në vend. Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden në Gjermani u bë e mundur arrestimi i Fabio Ballabani, alias Fabio Zyberaj, 37 vjeç nga Vlora si dhe arrestimi i Erland Krasniqi., 25 vjeç lindur në Kavajë. Ndërkohë po punohet për ekstradimin e këtyre dy shtetasve në vendin tonë.
Fabio Ballabani, alias Fabio Zyberaj., në vitin 2019 dyshohet se ka kërcënuar bashkëshortin e një gjyqtareje me armë zjarri pistoletë, pasi kjo e fundi ishte pjesë e një trupi gjykues në gjyqin ndaj një grupi të strukturuar kriminal.
Fabio Ballabani ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht.
Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin.
Gjyqtarja Dollani ka qenë pjesë e trupës që ka shqyrtuar dosjen “Shullazi” dhe nuk pranoi të largohej edhe pasi i dhunuan e kërcënuan me arme bashkëshortin Kristaq Prifti.
Pavarësisht insistimit të saj për të çuar deri në fund procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit, një nga kolegët në Apelin e Krimeve të Rënda, i cili tashmë është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë nga vettingu, vendosi largimin e Saida Dollanit nga trupa gjykuese dhe rrjedhimisht nga çështja.
Ndërsa Erland Krasniqi., tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës në maj të këtij viti ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renato Bajraktari.
Njoftimi i Policisë:
‘Operacionet u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Wiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës.
Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar në Gjermani shtetasit:
– F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë. 
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë,  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”
Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi F. B., alias F. Z.-
– E. K., 25 vjeç, lindur në Kavajë. 
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në maj 2024, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg,” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit.”
Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas, në maj 2024, në Durrës, tek “Rrethrrotullimi i Plepave,” pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. B.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Ëiesbaden/Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt vendit tonë.’, thuhet në njoftimin e policisë.
gijotina.com/
Burimi