Ja simptomat që tregojnë kancerin e ezofagut e që shfaqen gjatë ngrënies

Ja simptomat që tregojnë kancerin e ezofagut e që shfaqen gjatë ngrënies

Shkaku i saktë i kancerit të ezofagut është i panjohur, por konsumimi i alkoolit, cigareve, obeziteti dhe një dietë e pashëndetshme mund të rrisin rrezikun e kësaj gjendjeje.
Prandaj, nuk është keq t’i njihni simptomat më pak të njohura që do ta tregojnë këtë lloj kanceri.
Cancer Research nga Britania e Madhe i kanë treguar simptomat, të cilave duhet t’u kushtojmë vëmendje të veçantë.
Vështirësi në gëlltitje
Vështirësia e gëlltitjes njihet edhe si disfagia dhe shfaqet gjatë ngrënies ose pirjes. Mund ta prekë gojën ose fytin dhe ezofagun.
Si pasojë mund të ndodhë edhe frymëzënia ose kollitja. Përveç kësaj, pështyma e tepërt mund të jetë tregues i këtij problemi.
Dispepsia e shpeshtë dhe urthi
Urthi që shfaqet gjatë ditës mund të jetë një shenjë shumë e qartë se keni probleme serioze shëndetësore.
Përveç kësaj, dispepsia e dhimbshme që shfaqet në pjesën e sipërme të stomakut tregon mundësinë e kancerit të ezofagut.
Dhimbje në fyt ose prapa sternumit
Një nga shenjat e kancerit të ezofagut është edhe dhimbja në fyt apo prapa sternumit.
Nëse ndjeni një ndjesi të fortë djegieje pas sternumit ose midis shpatullave, mund të përkeqësojë gëlltitjen tuaj dhe kështu të shkaktojë dispepsi shtesë.
Simptomat tjera përfshijnë regurgitimin, ngjirjen e zërit, kollitjen me gjak, një kollë të vazhdueshme dhe jashtëqitje të errët.
Burimi