Ja problemet që hasen nga pirja e ujit të akullt gjatë këtyre ditëve

Ja problemet që hasen nga pirja e ujit të akullt gjatë këtyre ditëve

Ndjesia më e mirë e ditëve të nxehta është kur pi një gotë me ujë të ftohtë.
Kjo ndjesi nuk ka të paguar, sidomos kur ke kaluar një kohë të konsiderueshme nën diellin përvëlues të stinës së verës.
Megjithatë, sipas ekspertëve uji i ftohtë pas ekspozimit të gjatë në diell shkakton një shok të mirëfilltë në organizëm. Sipas tyre, sistemi tretës është i pari i cili has vështirësi në përpunimin e ujit të ftohtë.
Ky i fundit shkakton kontraktim të ezofagut dhe më pas dhimbje në kraharor e në stomak.“Pirja e ujit të ftohtë pas ekspozimit në diell shkakton një shok të mirëfilltë” sipas mjekut amerikan Harry Emmerich.
“Uji i ftohtë do të shkaktojë spazma, rënie të rrahjeve të zemrës dhe të temperaturës së gjakut,” shtoi ai.
Uji i ftohtë shkakton edhe probleme të tjera.
Burimi