Ja 5 hapat e thjeshtë për të qenë sa më të shëndetshëm

Ja 5 hapat e thjeshtë për të qenë sa më të shëndetshëm

Ne të gjithë do të donim që të kishte ndonjë përbërës të pazbuluar që mund të kuronte të gjitha shqetësimet tona shëndetësore sa hap e mbyll sytë. Fatkeqësisht, nuk ndodh kështu. Megjithatë, shkencëtarët kanë identifikuar recetën për një shëndet më të mirë dhe lidhet me: gjumin, ushqimin, stërvitjen, socializimin dhe menaxhimin e stresit.
Çfarë duhet të bëni për të përmirësuar shëndetin tuaj? Para së gjithash, duhet të bëni gjumë cilësor. Gjumi i keq gjatë natës vetëm sa do të ndikojë negativisht te përqendrimi gjatë ditës. Mungesa e gjumit mund të rrisë rrezikun e problemeve me humorin, astmën, goditjeve në tru dhe jetëgjatësinë.
Më pas, ngrënia e një diete të shëndetshme është jetike për një shëndet të mirë. Trupi i njerëzve ka nevojë për gjëra të ndryshme, por studime të shumta shkencore kanë treguar se dieta mesdhetare është mënyra më e mirë për një jetë të shëndetshme. Shkencëtarët kanë zbuluar se kjo dietë zvogëlon rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, demencës, humbjes së kujtesës, depresionit dhe kancerit të gjirit. (Për më shumë për dietën mesdhetare, klikoni këtu).
Aktiviteti fizik është gjithashtu tepër i rëndësishëm për një shëndet të mirë. Ekspertët rekomandojnë që njerëzit të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik të moderuar çdo javë, si dhe aktivitete për forcimin e muskujve të paktën dy herë në javë. Hulumtimet kanë treguar se edhe 11 minuta ushtrime në ditë mund të ulin rrezikun e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare ose vdekjes së parakohshme.
Faktorët socialë dhe emocionalë meritojnë gjithashtu vëmendjen tonë kur bëhet fjalë për ruajtjen e shëndetit të mirë. Miqësitë e mira janë çelësi për të lehtësuar stresin tonë dhe për të përmirësuar mirëqenien emocionale.
Së fundi, menaxhimi i stresit është vendimtar për një shëndet të mirë. Stresi mund të përkeqësojë problemet shëndetësore si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe problemet kronike gastrointestinale dhe gjithashtu mund të shkaktojë ankth, nervozizëm, gjumë të keq, abuzim me substanca, shqetësim kronik etj. Një dietë e ekuilibruar, gjumi i mirë, stërvitja, socializimi, teknikat e frymëmarrjes dhe meditimi mund të ndihmojnë në uljen e stresit.
Burimi