![Itali/ Tornado fundos anijen në Palermo, 7 të zhdukur](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/itali-tornado-fundos-anijen-ne-palermo-7-te-zhdukur_66c4ab5b6ce3a.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Itali/ Tornado fundos anijen në Palermo, 7 të zhdukur
👁1050
Një anije 50 metra e gjatë me 22 persona në bord është mbytur mëngjesin e së hënës pranë brigjeve të Palermos në Itali pasi është goditur nga një tornado.
Sipas mediave italiane, deri tani roja bregdetare ka arritur të shpëtojë 15 persona, ndërsa vijojnë kërkimet për 7 të tjerë që ndodheshin në anije. Mes të shpëtuarve është edhe një foshnjë.
Anija mbante flamurin anglez, ndërsa personat në bord ishin kryesisht nga Anglia, nga Zelanda e Re, një nga Sri Lanka, dy anglo-francezë dhe një irlandez.
Burimi