Itali, biznesmeni shqiptar kapet me 80 kg kokainë
Një biznesmeni shqiptar që jeton dhe punon në Itali, është arrestuar nga policia vendase në Rimini, pasi në disa vende të ndryshme të banesës së tij iu gjetën rreth 8 kilogramë kokainë.
Media e vendit fqinj raporton se lënda narkotike u gjet e fshehur në frigorifer, poshtë paletave dhe pas pllakave të kuzhinës. I arrestuari është një 44-vjeçar shqiptar, sipërmarrës në sektorin e pasurive të paluajtshme, banues në zonën e Sant’Aquilina, por emri i tij nuk u publikua nga autoritetet policore.
Gjithashtu mes dollapëve, sirtarëve dhe rafteve në zona të ndryshme të shtëpisë, u gjetën edhe 80 mijë euro cash, që dyshohet se janë të ardhura të aktivitetit të paligjshëm kriminal. Jo vetëm kaq, sepse policia gjeti edhe disa kuti monedhash të rralla, koleksioniste dhe përkujtimore, si dhe ora luksoze (një Cartier, një Rolex dhe një Hamilton, autenticiteti i të cilave është aktualisht në verifikim).
Sipas hetuesve, dyshohet se sipërmarrësi shqiptar i ka blerë me paratë që rrjedhin nga shitja e kokainës, me qëllim edhe që t’i pastronte paratë e pista. Gjithashtu u sekuestruan edhe 35 fishekë.
Pas përfundimit të kontrollit, i autorizuar nga Prokuroria e Riminit, 44-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun Casetti, në prani të mbrojtësit të tij, avokatit Massimiliano Orrù, do të bëhet marrja në pyetje, mbajtur para gjyqtarit hetues të Rimini, Vinicio Cantarini.
Hetimet nisën në dhjetor 2023 , kur në San Benedetto del Tronto u ndalua një Jeep Renegade, e drejtuar nga një 25-vjeçar shqiptar banues në Rimini, i cili mbante 2 kilogramë kokainë. Nga informacionet e grumbulluara dolën prova të rënda rrethanore ndaj 44-vjeçarit shqiptar, i dyshuar se mbante në banesën e tij sasi të mëdha lëndësh narkotike.
Burimi