Inceneratori i Tiranës, Berisha: Veliajt i është sekuestruar pasaporta

Inceneratori i Tiranës, Berisha: Veliajt i është sekuestruar pasaporta

Ish-kryeministri Sali Berisha ngre dyshime se kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i është sekuestruar pasaporta në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
“Kolegët e SPAK-ut me urdhër të Ramës nuk e lejojnë të dalë jashtë vendi. Motivi: spiunon Ramën me keq se Arben Ahmetaj”, shkruan Berisha në një postim në faqen e tij në rrjetin social “FB”.

Mbrëmjen e djeshme, në media u raportua për “zhvillimin e një aksioni të SPAK për ekzekutimin 19 masave të reja sigurie të dhëna nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të prokurorisë”. Sipas raportimeve mediatike, masë sigurie ishte caktuar edhe për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Ky i fundit ka një rol thelbësor në nisjen e procedurave për koncesionin e Sharrës. Madje, nga ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj, është cilësuar “pronari faktik” i incenratorit të Tiranës.
Ndërsa këtë të mërkurë, në një reagim lidhur me raportimet duke iu përgjigjur interesit të medias, SPAK tha se “nuk ka pasur asnjë operacion”.
Vetë Veliaj, ka preferuar të heshtë lidhur me zhvillimet.
Burimi