
I shiti kokainë agjentit të infiltruar, arrestohet në Itali i riu nga Durrësi
👁3963
Është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë Vath Balla, 31-vjeçari nga Durrësi.
Ndaj tij Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.
Më datë 12.06.2019 në Durrës, Balla u ka shitur narkotikë disa personave, e mes tyre edhe një agjenti të infiltruar.
Pas hetimeve rezultoi se ai posedonte rreth 5 kilogramë kompaninë dhe 7 heroinë, që do ta shiste në vijim.
Burimi