I riu i jep fund jetës, varet në hyrje të manastirit
👁2841
Një skenë si e një filmi horror ajo e shënuar në Kostar të Delvinës këtë të martë, kur një i ri është gjetur i varur në hyrje të manastirit të fshatit.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se viktima, 34-vjeçari me iniciale R.S., i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
“Ditën e djeshme, dyshohet se si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëvarur në hyrje të manastirit të fshatit Kostar, shtetasi R. S., 34 vjeç, banues në Delvinë. Grupi i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti”, njoftoi policia.
Ditët e fundit, policia ka njoftuar për disa raste të ngjashme me persona të moshave të ndryshme, të cilët i kanë dhënë fund jetës.
Burimi