I morën të moshuarës pasuri me vlerë 500 mijë euro, çifti shqiptar dënohet me 12 vite burg!

I morën të moshuarës pasuri me vlerë 500 mijë euro, çifti shqiptar dënohet me 12 vite burg!

Një ndihmëse shtëpiake shqiptare dhe bashkëshorti i saj u dënuan me nga 6 vjet burg për përvetësim të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme, me vlerë mbi 500 mijë euro, nga një grua 82-vjeçare që kujdeseshin, duke përdorur prokurën noteriale dhe vërtetimin e psikiatërve, të cilin e moshuara ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse kishte “pamundësi për të firmosur”.
Gjykata e Apelit Penal të Selanikut, prej tre anëtarësh, i shpalli fajtorë për mashtrim, ndërsa psikiatri kurues i të moshuarës u dënua me 4 vjet burg për bashkëpunim në mashtrim, pasi vërtetoi se gruaja kishte zotësi juridike.
E gjithë skema u zbulua pas denoncimit të bërë nga të afërmit e të moshuarës pas vdekjes së saj në shtator 2017, kur u njoftua për prokurën për dhënien e pronave të luajtshme dhe të paluajtshme familjes, për ndihmësen dhe burri i saj.
Sipas aktakuzës, kishte pasur prokura të njëpasnjëshme që udhëzonin çiftin të menaxhonin llogaritë e saj bankare, të shisnin pronat e saj dhe t’i transferonin vetes shtëpinë ku jetonte 82-vjeçarja në qendër të Selanikut.
Tashmë me vendime të gjykatave civile u anulua testamenti me prokurë dhe kalimet e pasurive të paluajtshme. Në deklaratat e tyre tre të pandehurit i kanë mohuar akuzat.
 
Burimi