I dërgoi mesazh në “Big Love”? Redoni zbulon si qëndron e vërteta: Më ka ardhur

I dërgoi mesazh në “Big Love”? Redoni zbulon si qëndron e vërteta: Më ka ardhur

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Redoni, ka qenë i ftuar në emisionin “E Diell”, në Top Channel. Gjatë intervistës, ai u pyet në lidhje me raportin e tij me Eglin, si dhe për një mesazh të dërguar në “Big Love”, që u shfaq në emër të tij.
I pyetur për marrëdhënien e tij me Eglin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Redoni u shpreh se për shkak të kohës së shkurtër që kaloi në lojë, ai arriti të krijojë një raport të vetëm dhe ky ishte me Eglin.
“Eksperienca ime aty ka qenë vetëm pesë ditë, për shkak që kanë qenë vetëm pesë ditë, e kam krijuar vetëm një raport. Me Eglin unë jam tip besnik, kështu tipi jam, kur të krijoj një raport me dikë, me të gjitha të këqijat e mbështes”, u shpreh ai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente