I akuzuar për kontrabandë ilaçesh, flet farmacisti Marku: Nuk e njoh mjekun Gashi

I akuzuar për kontrabandë ilaçesh, flet farmacisti Marku: Nuk e njoh mjekun Gashi

Florian Marku është farmacisti i përfshirë në skandalin e Onkologjikut dhe i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”.
Pas njohjes së masës së sigurisë, “arrest shtëpie”, Marku ka folur para mediave për akuzat që rëndojnë ndaj tij. Administratori i farmacisë “FlorFarma” ka deklaruar se farmacisti është humanist dhe se nuk e njeh mjekun Edmond Gashi dhe asnjë prej personave të përfshirë në skandal.
“Nuk kam asnjë lloj komenti. S’kam asnjë lloj lidhje me mjekun Gashi, nuk njoh asnjë nga personat. Burimet e prokurorise mund të jenë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist, që të ndihmojë çdo pacient në kryerjen e detyrës së vet. Gashin nuk e njoh si doktor”.
Mjekët dhe punonjësit e spitalit Onkologjik në QSUT akuzohen se i kanë orientuar pacientët me kancer që të shkonin te klinika private “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi dhe të sëmurëve që bënin kimioterapi në Onkologjik nuk u jepej doza e plotë e ilaçeve pasi kjo dozë nxirrej më pas në shitje në disa farmaci në Tiranë. Një prej këtyre farmacive është “FlorFarma” ku policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë parash prej 10 mijë Euro.
Burimi