Hyn në fuqi ligji në Australi, cigaret elektronike mund të blihen vetëm në farmaci

Hyn në fuqi ligji në Australi, cigaret elektronike mund të blihen vetëm në farmaci

Ka hyrë në fuqi sot ligji për përdorimin e cigareve elektronike, ku sipas rregulloret do të blihen vetëm në farmaci në një përpjekje për të frenuar përdorimin e tyre tek të rinjtë.
Ligji do të kufizojë shitjet e cigareve elektronike vetëm në farmaci dhe do t’u kërkojë klientëve të konsultohen me një farmacist përpara se të blejnë një cigare elektronike.
Për ata nën 18 vjeç do të kërkohet një recetë.
Partia Laburiste në pushtet u detyrua të tërhiqej nga një plan më i gjerë i cili do të kishte kufizuar shitjet vetëm për njerëzit që kanë recetë pas protestave të opozitës, të cilët shprehën shqetësimin se do të kufizonte aksesin për ata që dëshironin të ndalonin duhanin dhe do të rëndonte sistemin shëndetësor.
Por ligji u miratua pas një vonesë prej 3 muajsh, me përdoruesit e cigareve elektronike mbi moshën 18 vjeç që do të kenë nevojë për një recetë. Rreth 22% e australianëve të moshës 18 deri në 24 vjeç kanë përdorur një cigare elektronike të paktën një herës, sipas të dhënave.
Përveç kufizimit të shitjes së cigareve elektronike, ligjet gjithashtu kufizojnë përqendrimin e nikotinës në lëngjet dhe shijet e rimbushjes së cigareve elektronike.
E njohur për ligjet e saj të rrepta kundër duhanit dhe gjithashtu taksimin e rreptë të produkteve të duhanit, Australia tashmë ndaloi shumicën e importeve të cigareve elektronike në fillim të vitit.
Importuesit tani do të duhet të aplikojnë për një licencë nga bordi qeveritar i kontrollit të drogës. Ndërsa cigaret elektronike shiten gjerësisht në dyqane të vogla, qeveria thotë se masa do të reduktojë përdoruesit me qindra mijëra.
Në prill, Sekretari i Shëndetësisë Mark Butler tha se policia kufitare kishte sekuestruar më shumë se 1.5 milionë cigare të paligjshme elektronike.
 
Burimi