Humbja e parë në Champions, Inzaghi: Bëmë shumë pak

Humbja e parë në Champions, Inzaghi: Bëmë shumë pak

Bayer Leverkusen mposhti 1-0 Interin në Champions League, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale zikaltërve në këtë kompeticion. Pas ndeshjes së djeshme për mediet foli trajneri i italianëve, Simone Inzaghi.
Ai pranoi se ekipi bëri shumë pak, por premtoi se do mbeten mes tetë ekipeve më të mira dhe do kalojnë direkt në fazën e radhës.
“Nuk ishte një nga ndeshjet tona më të mira, por ishim përballë një kundërshtari me vlerë që iu qas më mirë ndeshjes. Pas traversës e kontrolluam ndeshjen, ndoshta pak më shumë se duhej, mund të kishim guxuar më shumë, por na mungoi cilësia në 25 metrat e fundit.
Pastaj është e trishtueshme ta humbasësh kështu sepse na heq rekordin e pathyeshmërisë, por nuk ndikon në ecurinë tonë, me shumë mundësi do të jemi ende në tetëshen e parë. Do të vendoset në janar, por ne do ta kemi në dorë fatin tonë.
Bëmë shumë pak. Ne rrezikuam vetëm me traversën, por duhet të kishim bërë më shumë. Kur filluam manovrën, kishim ndjesinë se po vuanin, duhej të sillnim më shumë cilësi”, tha Inzaghi për Sky Sport.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente