Humbi ndjenjat në fushë, futbollisti i Fiorentinës zgjohet pas 13 orësh
👁877
Lajme të mira vijnë nga Italia për futbollistin Edoardo Bove, i cili humbi ndjenjat të dielën në fushën e lojës, duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes Fiorentina-Inter.
Pas 13 orësh, Bove, ka dalë nga intubimi dhe është zgjuar. Madje, siç raportojnë mediat vendase, ai ka mundur të komunikojë me njerëzit pranë tij.
Mediat në Itali bëjnë me dije se mjekët kanë siguruar që 22-vjeçari nuk ka asnjë dëmtim qoftë në tru ashtu edhe në zemër, ndërsa do vijojë të qëndrojë në spital për një rikuperim më të plotë dhe analiza më të detajuara. Bove, sipas mjekëve, pësoi një krizë epileptike në fushën e lojës, që e dërgoi deri në arrest kardiak.
Burimi