Harroi çelësin në makinë/ Si i vodhën 15 mijë euro në shtëpi shefit të Urgjencës në QSUT

Harroi çelësin në makinë/ Si i vodhën 15 mijë euro në shtëpi shefit të Urgjencës në QSUT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku 15,000 euro janë vjedhur nga një banesë në Komunën e Parisit.
Autor i vjedhjes është identifikuar si Olsi Bibollari, një individ i njohur si pronar i disa bizneseve.
Sipas burimeve nga policia, viktima e kësaj vjedhjeje është Eqerem Hasani, shef i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.
Hasani kishte dhënë një borxh prej 50,000 eurosh në favor të Bibollarit, dhe pas procedurës së dokumentuar te noteri, kishte harruar çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38-vjeçarit.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes, kur Hasani ka raportuar vjedhjen e shumës së konsiderueshme të parave nga shtëpia e tij. Pas denoncimit, policia ka përdorur kamerat e sigurimit për të identifikuar dhe lokalizuar autorin.
Olsi Bibollari është ndaluar dhe është në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.
Aktualisht, autoritetet po punojnë për të rikuperuar shumën e vjedhur dhe për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Key” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.
Vodhi 15 000 euro në një banesë, arrestohet 38-vjeçari.
Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të vjedhura, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar, një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Key”.
Si rezultat i tij u arrestua shtetasi Olsi Bibollari, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se më datë 25.08.2024, ka vjedhur shumën 15 000 euro në një banesë në Komunën e Parisit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të vjedhura, një automjet, dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë.dhi 15 mijë euro në një banesë, arrestohet 38 vjeçari në Tiranë
gijotina.com/
Burimi