
“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?
Aktori Mehdi Malkaj ka tërhequr një paralele mes protestave që po mbahen në Serbi, në Greqi dhe në Shqipëri. Duke folur në protestën kundër mbylljes së TikTok-ut, Malkaj ka deklaruar se serbët dhe grekët i kanë tmerruar qeveritë me protestat e tyre. Ndërkohë që ka ngritur pyetjen nëse ne jemi popull dele që nuk bëhemi bashkë për protestat kundër qeverisë.
“Nuk jam i dhunshëm por nuk duroj dot. TikTok-u ta heqim Tik-un e të lëmë Tok-un , të jemi Tok bashkë? Është më mirë kështu. Ky nuk ka inat me TikTok-un, por ky që i rëntë damllaja, ka inat pse kemi ne TikTok sepse nuk e administron ai sepse është Ay që një ditë do të na heqë edhe ajrin. Njerëz po për TikTok pse nuk erdhët? Çfarë ju ka bërë TikTok-u? Grekërit e dogjën Athinën për një gjë të ndodhur 5 vitë më parë, grekët e shkyen Beogradin nuk di ku të hyjë Vuçiç? Nga historia ne nuk kemi qenë dele por trima”, tha Malkaj.
Burimi