Goditi efektivët e policisë, gjykata e Sarandës lë në burg Lilo Merën
👁414
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 28-vjecarin Lilo Mera duke pranuar kërkesën e Prokurorisë.
Mera akuzohet për “goditje për shkak të detyrës”. Ai u arrestua në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi të shtunën, në Ksamil kishe dhunuar dy efektivë të qarkullimit rrugor.
Mera kishte parkuar gabim pranë biznesit të të vëllait dhe më pas kishte refuzuar gjobën që efektivët po i vendosnin.
Ai i ka dhunuar ata e më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij duke mos i’u bindur urdhrit për të ndaluar.
Në vendin ku ndodhi konflikti zbuloi një biznes këmbimi valutor të paligjshëm dhe për këtë procedoi në gjendje të lirë vëllanë e Merës.
Burimi