Gjykata Kushtetuese vendos datën kur do të mbahet seanca për Sali Berishën

Gjykata Kushtetuese vendos datën kur do të mbahet seanca për Sali Berishën

Të martën e 19 nëntorit në orën 10:00, në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet seanca mbi ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për masën e parë të sigurisë, “detyrim me paraqitje”, e dhënë tetor të vitit 2023.
Seanca do të zhvillohet mbi një bazë dokumentesh ku ish-kryeministri kërkon shfuqizimin e e vendimeve.
“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, kërkon Sali Berisha.
gijotina.com/
Burimi