Gjeorgjia “flirton” me golin e fitores, Çekia nuk shkon më shumë se barazimi

Gjeorgjia “flirton” me golin e fitores, Çekia nuk shkon më shumë se barazimi

Çekia që shikohej si favorite për të siguruar kualifikimin së bashku me Portugalinë, nuk arriti dot të fitonte ndeshjen e dytë në grup, atë përballë deputuesve të Gjeorgjisë.
Ishin gjeorgjianët që kaluan në avantazh të parët, pasi gjyqatri gjerman Siebert u thirr nga VAR dhe akordoi penallti në favor të Gjeorgjisë. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Mikautadze, që dërgoi në avantazh skuadrën e tij në fund të pjesës së parë.Në pjesën e dytë pas një rrëmuje në zonë, çekët barazuan me Patrik Schick në minutën e 59-të. Një gol që u duk sikur i dha shpresë skuadrës çeke për të kthyer rezultatin, por gjeorgjianët rezistuan, duke marrë kështu pikën e parë në këtë Euro 2024.
Të dyja skuadrat mbyllin Grupin F, duke ulur shanset për një kualifikim më tej.
https://streamin.one/v/4f0f7c40
Vlen të theksohet fakti se në sekondat e fundit, Gjeorgjia shpërdoi një shans të artë pas një kundërsulmi, me sulmuesin Lobjanize, i cili i “dogji” triumfin historik gjeorgjianëve. Në duelin e fundit, Çekia do të përballet me Turqinë, ndërsa Gjeorgjia me Portugalinë.
gijotina.com/
Burimi