Gjekmarkaj me zyrtarin e CDU-së: Burgosja e opozitës dhe liderëve të saj po kanos demokracinë

Gjekmarkaj me zyrtarin e CDU-së: Burgosja e opozitës dhe liderëve të saj po kanos demokracinë

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj është takuar ditën e sotme me me Dr Gerhard Ëahlers, zëvendës Sekretar i përgjithshëm i KAS (Fondacioni  Konrad Adenhauer pranë CDU-gjermane).
“I shpreha gjithë shqetësimin tim, të PD-së dhe të shumëkujt në vendin tonë për rrezikun që i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhbërjën e Opozitës!
I shpjegova gjerësisht arrestin politik të Sali Berishës, Ervin Salianjit dhe të drejtuesve të tjerë të opozites mbi të cilët tunden prangat duke gjykuar ‘mekatet’ e tyre në skadencë elektorale si ndihmë e paster për Edi Ramen dhe pushtetin e tij!”, shkruan ndër të tjera Gjekmarkaj
Postimi
Sot pata nderin dhe kënaqësinë të pres Dr. Gerhard Ëahlers, Zv.Sekretar i Përgjithshëm i KAS (Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane) duke i shprehur gjithë konsideratën e ndjerë për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj të veshtirë drejt demokracisë dhe Europës!
Personalitetit të lartë i shpreha gjithë shqetësimin tim, të PD-së dhe të shumëkujt në vendin tonë për rrezikun që i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhbërjën e Opozitës!
I shpjegova gjerësisht arrestin politik të Sali Berishës, Ervin Salianjit dhe të drejtuesve të tjerë të opozites mbi të cilët tunden prangat duke gjykuar “mekatet” e tyre në skadencë elektorale si ndihmë e paster për Edi Ramen dhe pushtetin e tij!
Po kaq i shpreha vendosmerinë në emër të PD për të bërë çdo betejë demokratike pa ndalim në emer të ekzistences së pluralizmit, lirive dhe kundër rikthimit të burgosjeve politike! Në Gjermani as mendja më fantazioze nuk do të imagjinonte gjithë lidershipin e Opozitës në burg dhe opoziten me gojën, duart dhe këmbët e lidhura në zgjedhje!
I kërkova mikut të shquar dhe Fondacionit KAS të bëhet si deri më tani,zëri i PD në Gjermani dhe Europë duke u bërë të ditur miqve  që para “simpative” zgjedhim ekzistencën,  opozitarizmin, përballjen siç qe protesta e djeshme, qendresen ndaj së keqes si shërbim ndaj Shqiperisë dhe vlerave Europiane që KAS, institucion që mban emrin e themeluesit të Europë moderne Konrad Adrnhaurer përfaëeson! Po ashtu i kërkova shtimin e përfaqësuesve të KAS dhe CDU në monitorimon nga afër të ngjarjeve në Shqiperi!
Burgosja e Opozitës dhe Liderit e liderve të saj e ka kthyer Shqiperinë në kohë të errta, liria e tyre e kthen tek e ardhmja!
Burimi