Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth akuzave të SPAK për lidhjen e tij me bandën e Suel Çelës.
Ai nuk e ka mohuar që mban kontakte me personazhe të krimit të organizuar, duke deklaruar se kjo i duhet për shkak të profesionit që ka.
Duke u ndalur tek mosgoditja e lidhjeve të politikës me krimin, Hoxha tha se do të lëvizë çdo gur për të faktuar se si një politikan i lartë implikohet me një grup kriminal.
“Kam biseduar edhe ditët e fundit me një grup të tjerë kriminal. Këto ditë kam folur me anëtarë të një bande. Unë do kthej çdo gjë përmbys për të gjetur një fakt që një politikan i nivelit të lartë që është implikuar në grupet kriminale”, tha gazetari Artan Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Duke bërë një kronologji të ngjarjeve të rënda kriminale në Elbasan, Artan Hoxha u shpreh se të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të vitit 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot, duke nisur nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë dhe e kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.
Në Shqipëri ka vetëm një grup të fuqishëm, kryeministri i vendit. Kolegët kanë debatuar, jo grupi i Durrësit, jo i Elbasanit. Unë kam thënë ka vetëm një grup, që i komandon të gjithë. Qeveria komandon krimin e organizuar. Në 2013, ishte aleanca, “bashkohuni qelbësirat”. Ministri më jetëgjatë, Saimir Tahiri, mori faturën e kanabizimit dhe Ilir Meta. Në 2021 kur po flasim ne, çfarë ndodhi? Për shkak të akuzave të qeverisë, për lidhje me krimin, unë jam një nga njerëzit që ka furnizuar median ndërkombëtare, kam dalë nga Japonia deri në Kanada. Jam gazetar i trajnuar për t’u infiltruar, kam bashkëpunuar me mediat më të mëdha, kam marrë çmime ndërkombëtare.
Nëse do të hetohet… Në çdo organizatë në Shqipëri, kam komunikuar. Ore mirë unë jam bosi më i madh, e keqja më e madhe. Ti the a është Suel Cela kreu? Është një më i madh, më i madhi fare. Pse është ai kreu? Në zgjedhjet e vitit 2021, e mbani mend se çfarë ndodhi në Elbasan?
Kam thënë po përplasen organizatat kriminale. I mbani mend ngjarjet? Sado të akuzohemi për komplot ndaj kryeministrit, por aty edhe ata të PD ziheshin se kush është me Suelin, por në fakt ai ka punuar me qeverinë. Te mandatin e tretë është aty ai, mos harrojmë.
Të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot. Fillojnë nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë. Kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.
Krimin e organizuar e fshin nga faqja e dheut Edi Ramën po të dojë. Po të dalë një njeri të thotë që Suel Çela nuk ka ndihmuar Edi Ramën, por Gaz Bardhin, më thoni një njeri. Ky ka dalë në bulevard, në festën e verës, është vetë aty, nuk ishte në kërkim ai” – tha Hoxha.
Burimi