![Fshehu mes detergjenteve 74 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Francë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/fshehu-mes-detergjenteve-74-kg-kokaine-arrestohet-shqiptari-ne-france_667a8c6537dff.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Fshehu mes detergjenteve 74 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Francë
👁3145
Policia franceze ka sekuestruar 74 kg kokainë në doganën e Perthus, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar.
Doganierët u pozicionuan në portën e madhe të tarifave të Perthus, në autostradën A9 drejt Francës. Ata kryen kontroll rrugor në një mjet mallrash të rëndë.
Mjeti është i regjistruar në Itali dhe drejtues ishte një shtetas shqiptar, i cili po udhëtonte drejt Italisë. Gjysmë-rimorkio përmbante një ngarkesë me detergjent rrobash. Pas kontrolleve rezultoi se në këtë makinë kishte 74 kg kokainë, ngarkesë e cila nëse dilte në treg kapte vlerën e 2.9 mln eurove.
Ditën e djeshme gjykata e Perpignanit dënoi shoferin shqiptar me 4 vite burg dhe ndalim në territorin francez për 10 vjet.
Burimi